Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Strasburgu, Altin Arapi humb gjyqin kundër shtetit shqiptar

altin-arapiGjykata e Strasburgut ka publikuar dje, bashkë me arsyetimin e vendimit për refuzimin e kërkesës së të dënuarit në Shqipëri më burgim të përjetshëm Altin Arapi për t’i njohur shkeljen e të drejtave, edhe disa pjesë dokumentash, të përdorur prej tij si prova.

Me anë të tyre, hidhet dritë edhe për disa momente, deri tani të panjohura, të vrasjes së bujshme në mes të Tiranës të shoferit të kreut të Prokurorisë në vitin 2003. Po kështu, Gjykata publikon edhe letërkëmbimin mes organeve shqiptare dhe atyre belge, ku këto të fundit kanë refuzuar ekstradimin e Arapit, duke gjykuar se në veprimet e institucioneve shqiptare ka patur parregullsi dhe mospërputhje.

Altin Arapi mbetet, pas kësaj, një refugjat politik në Belgjikë, por Strasburgu mendon se atij nuk i janë shkelur të drejtat e njeriut gjatë procesit gjyqësor, që e dënoi përjetë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.