Një vaksinë e efektshme për Ebolën

Bota

ebolaStudiuesit thonë se një vaksinë eksperimentale për Ebolën, ka rezultuar “jashtëzakonisht e efektshme” për parandalimin e sëmundjes vdekjeprurëse.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha sot se vaksina ka qenë 100 për qind e efektshme në provat eksperimentale në Guine. Revista britanike mjekësore Lancet ka botuar rezultatet dhe analizat paraprake.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vaksina e re “mund të jetë zgjidhja e duhur kundër Ebolës”sipas ministrit të jashtëm të Norvegjisë, një nga disa vendet e përfshira në fazën e eksperimentimit.

Epidemia e Ebolës që u përhap në vendet e Afrikës Perëndimore vitin e kaluar, shkaktoi vdekjen e mbi 11 mijë personave, shumica në Liberi, Guine dhe Sierra Leone.

ME TE LEXUARAT