Berlin, UEFA nis hetimet për ndeshjen Kukësi-Legia Varshavë

Aktualitet

uefaUEFA nisi sot një hetim, pasi ndeshja e tretë kualifikuese, e vlefshme për Europa League midis skuadrës së Kukësit dhe Legias së Varshavës të Polonisë u ndërpre për shkak të rrëmujave që krijuan tifozët.

Legia tha në një deklaratë se mesfushori i tyre, Ondrej Duda u godit nga një gur i hedhur nga turma gjatë pjesës së parë të ndeshjes, por nuk pësoi lëndime të rënda.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Problemet filluan kur Legia kryesonte 2-1 në fillim të pjesës së dytë.

Shishe dhe më pas gurë u lëshuan nga tifozët që çoi në ndalimin e lojës me vendim të arbitrit

ME TE LEXUARAT