Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Shkodër, porosi nga burgu për vrasjen e mjekut, kapet autori para se të qëllonte

polici-shkoderPolicia e Shkodrës deklaroi sot se personi i kapur me armë zjarri në këtë qytet ditën e djeshme planifikonte vrasjen e një mjeku. Burimet zyrtare bënë me dije se pas një ndjekje hetimore-proaktive të bërë nga struktura të specializuara, të Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Shkodër, ju informojmë se në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Osman Malja, 21 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas mbahej nën vëzhgim prej disa kohësh nga policia, e cila kishte në kontroll të plotë lëvizjet dhe veprimtarinë e tij për vrasjen e porositur të mjekut A.T, theksoi policia.

Sipas saj, Forcat e Specializuara të Policisë kanë ndërhyrjes duke neutralizuar dhe arrestuar autorin në momentin që ky tentoi të hapë zjarr në drejtim të objektit të sulmit (mjekut A.T) me armën e tij tip kallashnikov të kamufluar në një çantë sporti.

Në momentin e ndërhyrjes, autori ka tentuar të reagojë edhe ndaj forcave policore por kjo është bërë e pamundur falë veprimeve të shpejta policore në neutralizimin dhe arrestimin e tij.

“Gjatë këtij operacioni autori Osman Malja ka mbetur i plagosur dhe aktualisht pas ndihmës mjekësore të dhënë, është jashtë rreziku për jetën.
Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Osman Malja kishte si qëllim vrasjen e një mjeku në Spitalin Rajonal Shkodër( Mjekun A.T)’, thekson policia.

Kjo vrasje ishte e porositur nga burgu, nga shtetasi Eljon (Esmeraldo) Hato 31 vjeç, i cili ndodhet i arrestuar në ambjentet e I.E.V.P. Lezhë, për “Vrasje”.
Në cilësinë e provës materiale, autorit iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri automatike me fishek në gojë dhe një krehër me 15 fishekë.

Në hetim për këtë çështje gjithashtu janë edhe shtetasit Eljon (Esmeraldo) Hato si dhe shtetasi Sh.Rr, i shpallur në kërkim si bashkëpuntor në përgatitjen, porositjen dhe vrasjen e mbetur në tentativë të shtetasit A.T, mjek në Sptalin Rajonal Shkodër.

Vazhdon hetimi për thellimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave dhe motiveve të këtij organizimi kriminal, për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese kryer në bashkëpunim mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtjes pa leje”, parashikuar nga Nenet 79/c-22-25 dhe 278/5 të Kodit Penal.

Leave A Reply

Your email address will not be published.