Janar-korrik: Rriten 14% hyrjet e të huajve në Shqipëri

Aktualitet

janaaËshtë bërë e zakonshme tashmë të shohësh turistë në rrugët e kryeqytetti, në bregdet apo në veri të vendit. Mediat e huaja shkruajnë shumë shpesh për bukuritë e natyrës shqiptare, duke nxitur të huajt ë vihen në kërkim të zbulimit të sekreteve të fundit të Mesdheut.

Edhe të dhënat zyrtare konfirmojnë se ka një fluks në rritje të të huajve që hyjnë në Shqipëri. Sipas statistikave nga Ministria e Brendshme/Drejtoria e Kufirit, në total për periudhën janar-21 korrik kanë hyrë në Shqipëri 1.88 milionë të huaj, çka shënon një rritje prej 14%, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe daljet e të huajve kanë shënuar një rritje prej 17% (rreth 1.85 milionë persona).

Ky fluks i të shtuarve i të huajve në Shqipëri është shoqëruar dhe me rritje të të ardhurave nga udhëzimet (turizmi), të paktën në tremujorin e parë të vitit, kur raportohen të dhënat nga bilanci i pagesave i Bankës së Shqipërisë. Sipas saj, shërbimet e udhëtimit u mbyllën me një bilanc pozitiv prej 44 milionë eurosh, kundrejt deficitit në T1 2014 (22 milionë euro).

Shërbimet e udhëtimit zënë peshën më të madhe në të ardhurat dhe shpenzimet e shërbimeve, me përkatësisht 58% dhe 62% të totalit. Gjatë periudhës, të ardhurat janë rritur me 13 %, ndërsa shpenzimet e udhëtimit kanë pësuar rënie 14%, kundrejt një viti më parë. Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të parë të 2015 eksporti i shërbimeve të udhëtimit i ka siguruar ekonomisë vendase rreth 262 milionë euro. Rritja vjetore e të ardhurave gjatë kësaj periudhe ka ardhur kryesisht pasojë e rritjes së shpenzimeve mesatare(7%) dhe ditëqëndrimit mesatar (3%) të jorezidentëve në vend. Ndërkohë, numri i vizitorëve të huaj është rritur me rreth 1%. Monitor

ME TE LEXUARAT