Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Pezullohet ndeshja e Europa League, Kukësi – Legia, në Komisionin e Disiplinës

kukesi-legiaaaNdeshja e futbollit mes Kukësit dhe Legias së Varshavës, e vlefshme për raundin e tretë kualifikues të Europa League, e cila po zhvillohej në “Qemal Stafa” të Tiranës, është ndërprerë.
Ndeshja u pezullua pak minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë e saj, në kohën kur rezultati i takimit ishte 1-2 për polakët, për shkak se disa tifozë të ekipit verilindor kanë goditur me sende të forta një lojtar të ekipit kundërshtar.
pas pezullimit te ndeshjes, pritet qe Komisioni i Disiplines te shqyrtoje ngjarjet dhe te vendose me pas per fatin e takimit.

———————–
Nderpritet ndeshja mes skuadres se Kukesit dhe Legia Varshaves per shkak te incidenteve.
Goditja ne koke e nje lojtari te skuadres mysafire eshte bere shkak per nderprerjen e ndeshjes.
Arbitri ka nderhyre pasi tifozet kane hedhur sende te forta ne fushe. Incidentet ndodhen ne momentin kur rezultati ishte 1-2 ne favor te skuadres polake.
Ne shkallet e stadiumit ka pasur konfrontim mes tifozeve te te dyja skuadrave.
kukesiNuk ka filluar ne menyren me te mire te mundshme ndeshja mes Kukesit dhe Legias se Varshaves,  e vlefshme per Europa League.

Kjo pasi perpara stadiumit “Qemal Stafa”, tifozet e Kukesit dhe ata polake jane perplasur fizikisht.

Si rezultat i konfrontimit janë plagosur disa persona, ndërsa tjerë janë shoqëruar nga policia e cila ka nisur hetimet ne lidhje me ngjarjen.

Ndeshja nderkohe ka kaluar ne rezultatin 0 – 1 pasi mysafiret kane shenuar ne minuten e 30 ne porten e Kukesit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.