Gruaja humb gjoksin nga operacioni i gabuar në Spitalin Amerikan, 6 muaj burg mjekut

Aktualitet

spitali-amerikan-vdekjeNjë mjek i Spitalit Amerikan në Tiranë është deklaruar fajtor nga gjykata e Tiranës dhe është dënuar me 6 muaj burg me akuzën e mjekimit të pakujdesshëm ndaj një gruaje e cila ka pasur një masë tumorale në gjoks.

Vendimi i gjykatës është shpallur në datën 16 korrik 2015 ndërsa mjeku dënuar shtetasi Dorian B duke mos qenë dakord me vendimin e shkallës së parë ka bërë ankim në gjykatën e Apelit.

Sipas ligjit, mjeku prezumohet i pafajshëm derisa vendimi i fajësisë ndaj tij të marrë formë të prerë.

Në vendimin e gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, shpjegohet ngjarja e ndodhur me grua e cila ndonëse u paraqit në Spitalin Amerikan dhe kreu aty një operacion, nuk u mjekua si duhet dhe për pasojë u detyrua që më vonë të hiqte gjoksin dhe të trajtohej me kimioterapi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja sipas gjykatës:

Më datë 15.09.2009 shtetasja N.K… është paraqitur në Spitalin Amerikan në Tiranë dhe ka kryer “Eko Mamae Bilaterale” të gjirit. Sipas kësaj ekoje rezulton se, në gjirin e djathtë, kuadrantin inferolateral evidentohet formacion i lobuar, me kalcifikim në brëndësi, jo homogjen, me kufij të diferencuar, me diametrin më të madh paralel me paretin 40x20mm. Në afërsi të këtij formacioni me lateralisht evidentohet një tjetër formacionme diametër 13mm. Sipas kësaj ekoje është arritur në konkluzion se tek shtetasja N. K ekziston diagnoza “Fibroadenoma në kuadrantin inferolateral të gjirit të djathtë”.

Pas kryerjes së kësaj ekoje shtetasja N.K. është paraqitur tek i pandehuri Dorian B, duke i parqitur rezultatin e ekos. Në kallëzimin dhe dëshminë e saj, N. K, deklaron se, i pandehuri nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për kryerjen e biopsies së dy formacioneve të konstatuara gjatë ekos.

Duke parë që trejatimi mjekësor nga i pandehuri nuk po jepte rezultat dhe se masa tumorale po zhvillohej, më datë 29.07.2010 shtetasja N. K. ka kryer një ekografi në klinikën “P…” Tiranë.

Sipas përgjigjes së ekografisë rezulton se : “në gjirin e djathtë në zonën retroareale dhe kuadratet inferior vërehet një formacion hypogen me dimensione 50x30mm, me konture jo të rregullta, me kalcifikime dhe një zonë likidiene në brëndësi, me përmasa 18x10mm. Në regjonin axilar dexter vërehen disa adenopati të zmadhuara, më i madhi me dimensione 23x22mm”.

Më datë 16.08.2010 shtetasja N. K. është shtruar urgjent në klinikën “A”, ku është operuar duke hequr masën tumorale dhe gjoksin. Sipas të dhënave të kartelës personale Nr.386 në klinikën “A.”, rezultonse shtetasja N.K. është shtruar në këtë klinikë me diagnozën “caricinoma lobulare infiltrative grada e 2-të”.

Pas kryerjes së operacionit shtetasja N.K, është trajtuar me kimioterapi ne Institutin “Govanni Paolo II” në Bari të Italisë.

Në kuadër të hetimit me qëllim përcaktimin e përgjegjsive nga ana e personelit mjekësor, është vendosur kryerja e ekspertimit mjeko-ligjor me një komision të përbërë nga tre ekspert të Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë.

Me aktin e ekspertimit mjeko-ligjor Nr.55 datë 16.01.2013 provohet se : “Në spitalin Amerikan Tiranë nuk është përcaktuar në mënyrë të saktë diagnoza e sëmundjes së shtetases N. K., pasi përveç njërit informacion që u zbulua ne Echo-n e gjirit të djathtë nuk u vlerësua edhe formacioni tjetër i konstatuar gjatë kësaj Echo-je pa u kërkuar bërja e biopsisë së tij, që siç rezultoi më pas kur u krye në Spitalin “Amavita” ka rezultuar ”Caricinoma mammae dextra”.

Bazuar në këtë provë, prokurori pretendon se, ndjekja dhe mjekimi i pacientes N.K, ka qenë jo i plotë dhe jo i saktë në Spitalin Amerikan Tiranë. Proçeduar e kontrollit, ekzaminimi dhe ndjekja e pacientes N. K. në Spitalin Amerikan në Tiranë nuk kanë qën të rregullta, meqënse nuk është marrë në konsideratë formacion i dytë i konstatuar në Echo-n e gjirit.

Sipas prokurorit, ekspertët mjeko-ligjor kanë arritur në përfundimin se : “Gjatë trajnimit vërehen elemente të mjekimit të pakujdesshëm në formën e neglizhëncës që kanë sjellë rëndimin e gjëndjes shëndetësore dhe rrezikimin e jetës së shtetases N. K, nga ana e mjekve të Spitalit Amerkian Tiranë.”

vendimi-mjeku

ME TE LEXUARAT