Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Arrestohet në Tiranë shefi i kabinetit të ish-ministrit Spiro Ksera

kseraPolicia e Tiranës ka mundur të vërë në pranga shtetasin Klevis Bitro, ish drejtor i Kabinetit të ish- Ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale në qeverisjen e Partisë Demokratike Spiro Ksera. I pandehuri Klevis Bitro me anë të dokumenteve të falsifikuara ka aplikuar për vizë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, për tre persona, duke i prezantuar si punonjës të ministrisë që drejtohej nga Spiro Ksera. Pas aplikimit, ambasada i ka pajisur tre shtetasit shqiptar me viza amerikane, ku njëri prej tyre, një femër është diktyuar dhe është depërtuar nga SHBA-ja ndërsa dy të tjerët kanë arritur të hynë në territorin amerikanë.

Sipas prokurorisë, çdo person që aplikon për vizë amerikane, praktikën e e aplikimit e bënë me anë të internetit, duke plotësuar një formular onlinë. Nga verifikimi IT-së së aplikantit, referuar edhe nga kallëzimi i ambasadës, ka rezultuar se tre aplikimet e këtyre shtetasve, Bitro I ka bërë nga kompjuteri i tij I zyrës, duke plotësuar formularin e aplikimit. Në këto aplikime, prokuroria saktësoj se Bitro ka paraqitur të dhëna të rreme dhe dyshohet se këtë veprim e ka kryer për të përfituar shuma të mëdha parash, që kapini shifrën e 10 mijë eurove për një vizë.

Dënimet për Kleves Bitro, ish-drejtor i Kabinetit te Ministrise se Punes

 (arrestuar diten e sotme nga ana e Policise)

Vendime të formës së prerë

Në dt. 26.11.2014, dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”, neni 143 i Kodit Penal

Në dt. 25.07.2014, dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Fallsifikimi i dokumentave” në bashkëpunim, neni 183/25 i Kodit Penal

Shënim: Dy proceset e para janë zhvilluar me gjykim të shkurtuar

Vendim i gjykatës së shkallës së parë (ende nuk ka marrë formë të prerë)

Në dt. 07.05.2015, dënuar me 10 muaj burgim për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, neni 248 i Kodit Penal

Ndërkohë është nën hetim një tjetër procedim penal ndaj tij për veprën penale “Fallsifikimi i dokumentave”

 

2 Comments
  1. xhardinieri says

    Kjo eshte PDja dhe militantet e tyre ,korrupsionit ja kane mare docren , dhe e kane ne gjake.

  2. tokesori says

    populli disa gjera i di, disa jo, po ne 23 qershor diti ti heqi qafe shushunjat se i pine gjakun. Tani drejtesia le te veproje, ti plotesohet deshira edhe lulushit de, qe ulurin per dekriminalizimin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.