Mediat gjermane: Angela Merkel ka rënë nga karrigia

Showbiz

merkel-burriAngela Merkel ka qenë duke vizituar Festivalin Wagner në Gjermani e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Joachim Sauer, por siç raportojnë të përditshmet gjermane “Bild” dhe “Der Spiegel”, Kancelarja gjermane Angela Merkel është rrëzuar.

61-vjeçarja mësohet të ketë rënë nga karrigia e saj brenda një restoranti në qytetin Bayreuth, por ende nuk është bërë e ditur nëse është dëmtuar apo ka qenë thjesht një incident i kaluar pa pasoja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Bild” raporton se Kancelarja doli jashtë restorantit për disa minuta, përpara se të mund të ngrihej sërish në këmbë e të ecte normalisht, sigurisht me ndihmën e të pranishmëve të tjerë.

Merkel, e konsideruar gjerësisht si gruaja më e fuqishme e botës, ka ndërmarrë një sërë udhëtimesh së fundi, ndërkohë që ka qenë edhe një nga figurat kryesore të diskutimeve mbi borxhin grek, duke ndikuar në shmangien e një falimenti të Athinës dhe daljes së saj nga Eurozona, apo edhe BE-ja siç raportohej disa ditë më parë.

Madje nga sa mësohet, gjatë bisedimeve private mbi “pragkolapsin grek”, Merkel ishte shprehur se “frika e saj më e madhe” ishte të qenit e fajësuar për “shkatërrimin e Europës” për të tretën herë në një shekull.

ME TE LEXUARAT