Thaçi ngushëllon familjet e viktimave që vdiqën në Kazakistan

Kosovë&Rajon

thaciZëvendëskryemisnitri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes rrjetit të tij social, Facebook ka ngushëlluar familjet e pesë bashkëqytetarëve, që humbën jetën aksidentalisht në Kazakistan.

Ua shpreh ngushëllimet e mia familjarëve të bashkëqytetarëve tanë që humbën jetën aksidentalisht gjatë punës në Astana të Kazakistanit. Njëherësh, ia shpreh ngushëllimet kryetarit të kompanisë "Mabetex", z. Behgjet Pacolli, për humbjen e jetëve të punëtorëve të tij në Astana, thuhet në postimin e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më 3 korrik në kompaninë e Behgjet Pacollit, në Astana të kazakistanit, derisa po punonin në një objekt u shemb skela dhe tre punëtorë vdiqën atë ditë - Blerim Kadriu (1981), Bekim Durmishi (1983) dhe Luan Bakia (1976), një ditë më pas vdes edhe Avni Maksuti, kurse dje u njoftua se kishte vdekur edhe Hajrush Hoti.

Kufomat e të ndjerëve tashmë janë kthyer në Kosovë.

Edhe një nga të lënduarit ende po merr trajtim mjekësor.

ME TE LEXUARAT