Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Skënderbeu njeh kundërshtarët për turin e tretë të Ligës së Kampionëve

sknderbeuNuk ka një emër të madh në rrugën e Skënderbeut në Ligën e Kampioneve.

Me një hap në raundin e tretë pas fitores 4-1 kundër Krusejdërs, skuadra korçare ka njohur rivalët e raundit të tretë të Champions.
Shorti I hedhur mesditën e së premtes në Nion të Zvicrës ka vendosur që në turin tretë Skënderbeu do të luajë me fituesin e çiftit mes bullgarëve të Ludogorets dhe moldavëve të Milsami.
Këta të fundit kanë më shumë mundësi të përballen me kampionët shqiptarë, pasi kanë fituar në transfertë 1-0 ndeshjen e parë kundër Ludogorets.
Një lajm i mirë për korçarët, që pasi kanë evituar përballjet me emra të mëdhenj të futbollit europian mund të shpresojnë më shumë për të shkuar larg në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit europian për klube.
Kjo edhe për eksperiencën e pakët të skuadrës moldave në Kupat e Europës.
Milsani është themeluar vetëm përpara dhjetë vitesh dhe pasi u shpall për herë të parë kampion sezonin e kaluar debuton në Ligën e Kampioneve.
Gjithsesi, premiera e kësaj skuadre ishte surprizuese, duke fituar në transfertë sfidën e parë në Champions në fushën e Ludogorets.
Pak histori edhe për formacionin bullgar që është krijuar si klub vetëm në vitin 2001.
Gjithsesi, ashtu si Skënderbeu edhe Ludogorets dominon kampionatin lokal duke ruajtur për kate vite radhazi titullin kampion.
Gjithsesi, bullgarët hynë në histori sezonin e shkuar në Champions, ku arritën të luanin deri në fazën e grupeve, duke arritur edhe rezulate mbreslënëse, duke mundur Bazelin dhe duke barazuar 2-2 në shtëpi kundër Liverpulit.
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet