KE për Shqipërinë : Borxhi publik nuk mban më

Aktualitet

borxhi.Niveli i larte i borxhit publik ne Shqiperi mbetet burim i rendesishem i rrezikut makroekonomik. Pas Bankes Boterore dhe Fondit Monetar Nderkombetar eshte Komisioni Evropian qe ben kete vleresim.

Revista Monitor qe e ka publikur shkruan se “niveli prej me shume se 70% te Prodhimit te Brendshem Bruto ekspozon vendin ndaj riskut të dinamikës së borxhit në rast të goditjeve të mëdha negative”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo dobësi është reflektuar edhe në primet e larta të rrezikut në huamarrjen shtetërore e cila ndikon në normat e interesit, me të cilat përballen bizneset.

Ulja e rrezikshmërisë së perceptuar ndaj atyre që mbajnë borxhin e qeverisë mund të kenë impakt pozitiv në ekonominë reale.

Megjithatë Komisioni Evropian vlereson se rreziqet janë përkeqësuar nga fakti se gati gjysma e borxhit të brendshëm është afatshkurtër, duke rezultuar në nevojën për rifinancimin vjetor të borxhit me një shumë gati sa 20% e PBB-së, duke u mbështetur në një bazë të ngushtë të investitorëve kryesisht nga bankat vendase.

Për më tepër, edhe pse një pjesë e borxhit të jashtëm të Shqipërisë, e cila arrin në 29.1% të PBB-së dhe është me kushte lehtësuese përbën rrezik nga ndryshimi i normave të interesit.

Programi është plotësisht i vetëdijshëm për këto rreziqe dhe është e angazhuar për trajtimin e tyre.

Konsolidimi fiskal dhe ringjallja e rritjes pritet të fillojë uljen e raportit të borxhit ndaj PBB-së këtë vit, dhe programi përcakton objektivin e uljes, atë për më pak se 66% në 2017 dhe nën 60% deri në fund të 2019-s.

Strategjia e menaxhimit të borxhit synon në periudhën afatmesme të zgjasin profilin e maturimit të borxhit, të reduktojë varësinë nga normat jo fikse të interesit, duke zhvilluar tregun sekondar dhe duke zgjeruar bazën e investitorëve, si dhe duke mbajtur borxhin e jashtëm në kontroll.

Në afat të shkurtër, Shqipëria ka në plan të përdorë një garanci të Bankës Botërore për të zgjeruar huamarrjen e jashtme, duke liruar tregun e brendshëm dhe të lehtësojë ringjalljen e kreditimit të ekonomisë.

ME TE LEXUARAT