Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Gjermania voton pro planit të shpëtimit për Greqinë, Merkel: S’e menduam Grexit

merkelBundestagu gjerman voton në favor të fillimit të negociatave me Greqinë për këstin e tretë të ndihmës.

439 deputetë votuan pro, dhe 119 kundër , ndërsa 40 abstenuan.

50 deputetë të koalicionit të Merkel CDU/CSU votuan kundër planit për Greqinë, duke sfiduar Merkelin, gjithashtu edhe 63 deputetë nga partia e majta dhe 6 nga partitë e tjera ishin kundër.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se Europa do të dalë edhe më e fortë pas kapërcimit të krizës greke, ndërsa theksoi se dalja e përkohëshme e Greqisë nga eurozona nuk ishte një ide me mbështetje aq të madhe sa për t’u konkretizuar, duke hedhur kështu poshtë pretendimet e ministrit të saj të financave, Volfgang Shojble.

Gjatë fjalës së saj në parlamentin gjerman, ku pritet të votohet për nisjen e negociatave për programin e ri të shpëtimit të Greqisë me vlerë 86 miliardë euro, Merkel pranoi se ka pasur mosmarrëveshje me Parisin mbi këtë çështje, por shtoi se kishte vetëm dy alternativa: marrëveshje ose kaos.

Ajo kritikoi Tsiprasin për drejtimin që i dha krizës ndërsa hodhi gjithashtu poshtë mundësinë e një faljeje qoftë edhe të pjesëshme të borxhit.

Gjermania është një prje vendeve të eurozonës që duhet ta miratojë këtë program në mënyrë që të futet në fuqi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet