Turqia anulon ligjin për ndalimin e shkollimit privat

Bota

TURQIGjykata Kushtetuese e Turqisë ka anuluar një legjislacion të diskutueshëm, i cili kërkonte mbylljen e mijëra qendrat private të mësimit. Gjykata vendosi më 13 korrik se ligji ishte jokushtetues.

Teksti i miratuar nga parlamenti në muajin mars të 2014-s kishte urdhëruar mbylljen e qendrave private të mësimit nga 1 shtatori i këtij viti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky veprim u konsiderua si një hap të ri në luftën e presidentit Tajip Erdogan kundër lëvizjes së klerikut me bazë në SHBA, Fethullah Gylen, i cili kontrollon shumë prej qendrave mësimore.

Gylen drejton një lëvizje të gjerë njohur si Hizmet (Shërbim), e cila sjell së bashku interesa të ndryshme, duke filluar nga financat deri te media.

Erdogan ka akuzuar pasuesit e Gylenit se qëndrojnë pas akuzave për korrupsion, që tronditi qeverinë e tij vitin e kaluar, dhe ka premtuar se do t’iu vihet pas.

ME TE LEXUARAT