Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Zbulohen 12 parcela me kanabis në Vlorë, pranga 3 personave

policia-vloreGjate kontrollit te ushtruar Kunder Kultivimit te Bimeve Narkotike, Policia e Vlores ka zbuluar dhe asgjesuar 12-Parcela me 2890-rrenje bime narkotike “Canabis-sattiva”!. Arrestohen ne flagrance 3-Persona, te cilet jane kultivuesit e ketyre bimeve narkotike, konkretisht:

Ne fshatin Verbas, jane zbuluar 11-Parcela me 1940-bime narkotike. Bima narkotike u konstatua e mbjelle ne vendet e quajtura: “Ara Ledhe”,   “Ledhet e Arifit”, “Ara e Sulos”, “Ledhet e Hoxhes”, “Korije Çobe” dhe lartesia e ketyre bimeve narkotike varion nga 20 cm deri ne 100 cm.

Arrestohen ne flagrance kultivuesit e tyre, shtetasit:

1. Myslym Gllucaj, 38-vjeç, banues në fshatin  Gjormé-Vlorë.

2.Tomorr Malaj, 50-vjeç, banues në fshatin Verbas-Vlorë.

Perseri ne te njejtin fshat (Verbas-Vlore), Sherbimet e Policise se Vlores kane konstatuar 1-Parcele me 950 bime narkotike, te mbjella perreth banesesave te dy shtetasve, ku lartesia e ketyre bimeve narkotike arrin deri ne 75 cm.

Arrestohet ne flagrance kultivuesi i tyre, shtetasi:

1. Servet Canaj, 71-vjeç, lindur ne Verbas dhe banues ne Vlore.

U shpall në kërkim, bashkepunetori i tij, shtetasi:

2. Maksim Canaj, 32-vjeç, lindur në fshatin Ramicë dhe banues ne Vlorë.

Policia ka bere te mundur asgjesimin e bimeve narkotike me djegie nderkohe po punon per kapjen dhe arrestimin e autorit te shpallur ne kerkim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.