Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Krujë, asgjësohen 4 mijë rrënjë droge, arrestohen dy persona

kanabis-vlorePolicia e shtetit njoftoi sot asgjesimin e rreth 4 mijë rrënjë kanabis sativa, të mbjella në 40 parcela ne zonen e krujes. Lenda narkotike eshte asgjësuar nga Policia e Krujës gjatë ditës së diel.

Policia ka bërë të ditur se bimët narkotike janë zbuluar gjatë kontrollit në fshatin Bushnesh të Krujës, ku janë gjetur edhe 420 fidanë të vendosura në kubikë.

Forcat e policisë asgjësuan lëndën narkotike me djegie, ndërsa arritën të vënë në pranga edhe dy persona, Gëzim Myrta dhe Erjon Myrta, të cilët dyshohen si posedues të kanabisit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.