Bosnjë: Izetbegoviç e dënoi sulmin kundër Vuçiçit

Kliko per me shume info

bosAnëtari boshnjak i presidencës së Bosnjë Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, e ka dënuar sulmin e djeshëm kundër kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Potoçari, dhe ka theksuar se është i sigurt se Vuçiqi kishte ardhur me qëllime të mira në shënimin e 20 vjetorit të masakrës në Srebrenicë.

Izetbegoviq tha se i kishte garantuar Vuçiqit siguri, kur kishte biseduar me telefon me të para tri ditësh dhe ka menduar se nga aspekti i protokolit çdo gjë do të jetë në rregull.

Kliko per me shume info

Dje në Potoçari të Srebrenicës është shënuar 20 vjetori i masakrës së 8 mijë burrave e djemve myslimanë nga forcat serbe të Bosnjës. Kjo është vlerësuar si masakra më mizore në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.

Në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vlerësuar se masakra në Srebrenicë ishte gjenocid. Në shënimin e djeshëm morën pjesë më se 50 mijë vetë, përfshirë edhe delegacionet e më se 80 vendeve të botës. Sulmi kundër kryeministrit të Serbisë filloi kur ai ishte nisur për në qendrën përkujtimore. Në drejtim të tij janë hedhur gurë dhe shishe. Raportohet se një person është arrestuar për shkak të këtij sulmi. rel

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here