Shënohet 20-vjetori i masakrës së Srebrenicës

Kliko per me shume info

srebrenicaaaDhjetëra mijëra njerëz pritet të tubohen sot në pjesën lindore të Bosnjë Hercegovinës, për t’i nderuar 8 mijë burrat dhe djemt myslimanë, të masakruar nga trupat serbe të Bosnjës, në Srebrenicë para 20 vitesh.

Në këtë ceremoni, me të cilën shënohet mizoria më vdekjeprurëse në Evropë prej Luftës së dytë Botëtore, pritet të marrin pjesë edhe liderë ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësuesen e laertë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri. Federica Mogherini, kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutoglu, Mbretëreshën Noor të Jordanisë, ish-presidentin amertikan, Bill Clinton, e të tjerë.

Gjatë këtij tumbimi përkujtomor do të bëhet funerali i 136 trupave të pajetë, që së fundit janë identifikuar me anë të testeve ADN.

Kliko per me shume info

Më 11 korrik të vitit 1995, pak para se të përfundonte lufta trivjeçare ndëretnike në Bosnjë, nga e cila janë vrarë më se 100 mijë njerëz, trupat serbe e kishin marrë kontrollin e enklavës së banuar me shumicë myslimane në Srebrenicë, nga paqeruajtësit holandezë të paarmatosur të Kombeve të Bashkuara.

Ushtarët serbë i kishin ndarë afro 2 mijë meshkuj, që kishin mbetur në një bazë të trupave holandeze, nga femrat dhe fëmijët, i kishin ekzekutuar dhe hedhur nëvarreza masive.

Gjashtë mijë burra dhe djem myslimanë të tjerë ishin zënë nëpër male dhe, po ashtu, ishin vrarë.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here