Përfundon varrimi i viktimave të genocidit në Srebrenicë

Kliko per me shume info

srebreniceNë Qendrën Memoriale Potoçari – Srebrenica, ka përfunduar varrimi i të mbeturave mortore të 136 viktimave të gjenocidit të Srebrenicës. Kështu, anëtarët e familjeve të viktimave, pas 20 vitesh u dhanë lamtumirën e fundit më të afërmeve të tyre.

Në mesin e atyre që janë varrosur sot në Potoçari ishte edhe Jusuf Smajloviq, i cili u vra në moshën 75-vjeçare. Pranë tij do të varrosen edhe i biri i tij dhe nipi.

Kliko per me shume info

Familjarë të ndryshëm sot kanë varrosur edhe 14 të mitur, raporton Anadolu Agency

Në Qendrën Memoriale Potoçari, nga viti 2003 deri vitin e kaluar janë varrosur 6.166 viktima të gjenocidit në Srebrenicë, si dhe 75 persona që nuk janë viktima të gjenocidit, por për të cilët familjet kërkuan të varrosen pranë baballarëve të tyre, vëllezërve dhe gjyshërve.

Pas ceremonisë së sotme të varrimit, numri i atyre që do të prehen në Varrezën në Poçari do të jetë 6.377.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here