AI: Familjarët e viktimave të Srebrenicës presin ende drejtësi

Kliko per me shume info

amnestyFamiljet e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë ende presin drejtësi, pa të cilën pajtimi afatgjatë nuk është i mundur, tha sot organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, me seli në Londër, me rastin e 20 vjetorit të kësaj masakre, në të cilën u vranë afro 8 mijë burra e djem myslimanë.
“Dy dekada pasi bota i mbylli sytë, ndërsa kryhej krimi më mizor në tokën evropiane prej vitit 1945, familjet e viktimave të gjenocidit të Srebrenicës vazhdojnë të presin drejtësi”, tha John Dalhuisen, drejtori për Evropën dhe Azinë Qendrore në Amnesty International.

Ai mëtutje tha se nevoja që autoritetet e Bosnjë Hercegovinës ta pranojnë atë që ndodhi dhe për të kompensuar nuk duhet të zbehet, por është më urgjente se kurrë.

Kliko per me shume info

“Sa më shumë të zgjasë mosndëshkimi i fajtorëve dhe të vrarët mbeten në varre masive, aq më shumë kjo plagë e dhembshme do të thellohet, duke shkaktuar ndasi të rrezikshme dhe të vazhdueshme etnike”, tha Dalhuisen.

20 vjet pasi forcat serbe hynë në Srebrenicë, që ishte një “enklavë e mbrojtur” nga Kombet e Bashkuara, duke vrarë afro 8 mijë burra dhe djem myslimanë boshnjakë, fati dhe vendndodhja e mbi 1 mijë vetëve mbetet i panjohur.

loading...

1 COMMENT

  1. AL te mos heshti edhe per 26 viktimat e Gerdecit, edhe pse nuk ishte shfarosje masive. Edhe familjaret e viktimave te Gerdecit presin drejtesi…..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here