Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Vuçiç i përgjigjet Ramës për CAS-in: Serbia do të fitojë në zemër të Tiranës

Vucic heq kufjet kur Rama flet per Kosoven, ndahen pa shtrengim duarshMediat serbe njoftojnë se kryeministri serb Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur gëzimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama lidhur me vendimin e CAS për ndeshjen Serbi – Shqipëri, i cili Shqipërisë ia dha 3 pikë për ndeshjen e ndërprerë në minutën 41 në Beograd.

Vuçiç, i hidhëruar për vendimin, në llogarinë e vet në Twitter ka thënë se “drejtësia evropiane është shndërruar në padrejtësi botërore “, transmeton Koha.net, raportin e B92.

Ai ka theksuar se shkaktuesit e incidentit janë dhuruar e viktimat janë dënuar dhe ka shuar se “Serbia do të fitojë pa dron dhe pa dhe pa ndihmën e askujt në zemër të Tiranës”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. tokesori says

    pirdh se cfryesh o vucici…

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet