Srebrenica, Hashim Thaci nuk lejohet të udhëtojë në Bosnje

Kliko per me shume info

sreebrenicaaaaMinistri i Jashtem e zv.kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci nuk eshte lejuar te udhetoje ne Bosnje per perkujtimet e Srebrenices. Vete Thaci njoftoi ngjarjen ne FB.

Ja mesazhi i tij: “Përkundër ftesës zyrtare dhe vizës së rregullt të lëshuar nga autoritetet e Bosnjës e Hercegovinës, në momentet e fundit nuk u lejova të udhëtoj për të marrë pjesë në komemoracionet në Srebrenicë me arsyetimin se jam person i padëshirueshëm nga Republika Srpska”, shkruan Thaci.
Sipas tij, Kosova dhe populli i saj me zemër e me mendje jenë me familjet që sot më në fund i varrosin familjarët e tyre që të prehen në paqe dhe me të tjerët që i përkujtojnë etërit, vëllëzërit, bijt e humbur në këtë tmerr.
Kështu sot shënojmë 20 vjetorin e gjenocidit të forcave serbe në Srebrenicë dhe 16 vjetorin e gjenocidit të shtetit serb në Kosovë.
Populli i Kosovës gjithmonë do të jetë përkrah atyre që promovojnë lirinë, barazinë, drejtësinë dhe pajtimin.

Kliko per me shume info
loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here