Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PD-së për Kurbinin

Aktualitet

kolegjKolegji Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit rrëzoi të premten ankesën e Partisë Demokratike që kundërshtonte vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rezultatin ne bashkinë Kurbin.

Trupa gjyqësore vendosi të lërë në fuqi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të datës 3 korrik, i cili rrëzoi kërkesën ankimore të demokratëve, ku kerkohej pavlefshmëri dhe përsëritje e zgjedhjeve në këtë zonë, duke e konsideruar atë ‘të pabazuar në prova e ligj’.

Partia Demokratike në parashtrimin e argumenteve kundër vendimit të KQZ-së pretendonte se procesi zgjedhor në këtë bashki ishte i paligjshëm, ndërsa iu referua shkeljeve të shumta, duke nisur me vendimin e Komisionit Zgjedhor për shkarkimin e anëtarëve të opozitës në KZAZ-në nr.15, e deri tek vendimet e marra nga kjo e fundit, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

Më 3 korrik KQZ vendosi të rrëzojë kërkesën ankimore të demokratëve, të cilët kërkuan pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve në këtë zonë zgjedhore, duke e konsideruar të pabazuar në prova dhe ligj. /

ME TE LEXUARAT