Braçe akuzon Berishën që ngriti në këmbë Kuvendin për Srebrenicën

Kliko per me shume info

braceDeputeti socialist Erjon Braçe në facebook ka komentuar propozimin e Sali Berishës për të mbajtur një minutë heshtje për nder të viktimave të Srebrenicës.

“Eshtë hera e fundit që çohem në këmbë në kuvend prej Sali Berishës. Sot ai ngriti në këmbë Kuvendin. Tha se e bënte në nder të viktimave të Srebrenicës.

Kliko per me shume info

Myslimanët e mirë dhe jo vetëm të Srebrenicës do ti nderoja pa diskutim në çdo rast. Por ishte e turpshme që Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ta bëjë këtë prej Sali Berishës.

Madje është neveritëse. Sali Berisha është ish -presidenti që u akuzua për thyerje të embargos së OKB në ndihmë të regjimit serb në luftë e masakra atë kohë. Kishte partner në tregtinë e karburanteve Slobodan Miloshevic, Mumir Bullatovic, Radovan Karaxhiq, me këtë të fundit ngjan edhe pa fund. Sali Berisha është i akuzuari i madh për rrëmbimin, torturimin, vrasjen dhe zhdukjen e një shqiptari të mirë si Remzi Hoxha, thjesht pse ai u vu në dijeni të kësaj marrëdhënieje.

Sali Berisha të tregojë ku janë eshtrat e tij. Atje në Srebrenicë varret masive u hapën dhe eshtrat u gjetën, Sali Berisha nuk e bëri prej 20 vitesh nuk e bën, duke mbajtur peng në dhimbje një familje të tërë shqiptarësh të mirë.

Ndaj as që çohem në këmbë prej një keqbërësi si Sali Berisha”, shkruan Erion Braçe pak më parë në profilin e vet në facebook.

loading...

4 COMMENTS

  1. i lumte saliut kur ju e akuzoni kaq hapur per gjithe ato krime dhe e linini te lire. E PEGERA E KOMBIT, KRYEHORRI DHE KRYEKRIMINELI I Shqiperise, saliu, o Z. Erion nuk ka bere vetem aq, lista eshte me e gjate. Ju jeni ne pushtet dhe denojeni, ne e beme tonen, ju votuam. Tani eshte rradha juaj, ose ne te kundert, n.q.s nuk beni dot gje, te pakten heshtni.

    • hallall hera e pare qe fole me vend o tokesor,,kjo thot qe po piqesh…..shum flasin per salen po asgje po i gjejne,,,prandaj le ta qepin llapen femrat e ndyra si brace

      • …, dhe ti hera e pare qe na dole “kunder” saliut…., duket qe i je qepur LSI-se si MUTI PAS KEPUCES. C’ka per te hequr Ilir Meta me ju…..Sa per Bracen, i rrofsh trapin, se ai e ve gishtin ne plage, nuk eshte si Blushi dhe kac islami….

  2. dhe mos u bej merak fare o tony per KRYEKRINELIN , KRYEHAJDUTIN dhe KRYEHORRIN e Shqiperise, sali-KAFSHEN, ai nuk i shpeton dot DENIMIT te popullit. Gjerat e mira behen avash-avash, dhe gje e mire eshte qe edhe saliu, edhe xeni te paguajne per VRASJET dhe VJEDHJET….

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here