Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Vlorë, policia aksion në fshatra, asgjësohen 886 rrënjë kanabis

kanabbPolicia e Vlorës ka ndermarre nje aksion në disa fshatra duke bërë të mundur asgjësimin e 886 bimëve kanabis sativa.

Sipas burimeve zyrtare mesohet se në fshatin Kocul, në vendin e qyajtur Përroi i Kusarit, janë konstatuar 6 parcela me 416 rrënjë bimë narkotike, me lartësi deri në 130 cm.

Në fshatin Ramicë, në vendin e quajtur Përroi i Mullies, janë konstatuar 5 parcela me 250 rrënjë bimë narkotike, me lartësi deri në 120 cm.

Në fshatin Vermik, në vendin e quajtur Tunelet e Vermikut është konstatuar 1 parcelë me 220 rrënjë bimë narkotike, me lartësi deri në 100 cm.

Leave A Reply

Your email address will not be published.