Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Shkodër, asgjësohen tri parcela me 605 rrënjë kanabis, s`dihen autorët

kanabis-vlorePolicia e Shkodres njoftoi sot se ka asgjesuar mbi 600 renje kanabisi ne nje aksion antidroge te kryer nga efektivët e rendit.

“Në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme është goditur një rast i kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht :

Në vëndin e quajtur « Vuk-Jakaj », në komunën Shllak në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar :
3 parcela me 605 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva”, ka thene policia.

Sipas saj, p punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/eve ndersa materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.

Leave A Reply

Your email address will not be published.