Prizreni organizon marsh për Srebrenicën

Kosovë&Rajon

srebreniceNë Prizren do të organizohet një marsh për nder të 20 vjetorit të masakrës së Srebrenicës. Marshi organizohet nga dy organizata jo qeveritare të boshnjakëve në Prizren e përkrahur edhe nga Drejtoria për Kulturë e kësaj komune.

Sipas një njoftimi dërguar mediave nga OJQ-ja e quajtur “Boshnjak KS”, “Marshi i Paqes për Srebrenicën” do të fillojë sot nw ora 17:00, pranë qendrës sportive “Sezai Surroi” në Prizren, për të vazhduar në Bazhdarhane pranë “Shtëpisë e Bardhë” si dhe rrugës drejt Shadërvanit ku do të organizohet performansa “Lulja e Srebrenicës”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Marshi i paqes është manifestim këmbësorësh i cili mbahet në kuadër të përvjetorit të gjenocidit ndaj boshnjakëve të Srebrenicës dhe të rrethinës së saj me qëllim të përkujtimit të viktimave të gjenocidit dhe rikujtimin e krimeve të tmerrshme të kryera nga forcat ushtarake të Republikës së Srpskës, të ndihmuar nga forcat e Serbisë, ndaj popullit boshnjak në muajin qershor të vitit 1995. Marshi i paqes organizohet në gati të gjitha vendet e botës, posaçërisht këtë vit kur mbushen njëzet vjet nga gjenocidi në Srebrenicë. Kolona e pjesëmarrësve n umëron me mijëra njerëz nga të gjitha anë të botës dhe për çdo vit kjo kolonë është më e madhe”, thuhet në njoftim.

Organizatorët bëjnë thirrje të gjithë qytetarët që të marrin pjesë, për t’u bashkuar me të gjithë botën në përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë, ku janë vrarë mbi 8 mijë njerëz./

ME TE LEXUARAT