Prezantohet strategjia ushtarake, Kodheli: Rishikim mbrojtjes së 2013

Politikë

kodheliStrategjia ushtarake diskutohet në seancën e sotme Parlamentare, ku Ministrja e Brendshme Mimi Kodheli ka marrë edhe fjalën e para.

Gjatë prezantimit të kësaj strategjia, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se ky dokument bazohet në kushtetutë në strategjinë kombëtare dhe rishikimin e strategjisë së mbrojtjes së vitit 2013 dhe se në thelb është dokument orientues për drejtuesit civilë dhe ushtarakë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Strategjia ushtarake e Republikës së Shqipërisë është

dokument themelor që përmban parimet kryesore të drejtimit të FASH. Bazohet në kushtetutë në strategjinë kombëtare dhe rishikimin e strategjisë së mbrojtjes së vitit 2013. Strategjia ushtarake më së pari reflekton statusin vend natar i NATO­s. Kjo strategji në thelb është dokument orientues për drejtuesit civilë dhe ushtarakë. Pikë referimi për zhvillimin e dokumenteve të tjerë operativë. Themeli i forcës së ardhshme të orientuar nga kjo strategji është cilësia. Synon zhvillimin e një force profesioniste. Strategjia ushtarake sjell ndryshime të qenësishme në aspektin e strategjisë në vendin tonë. Anëtarësimi në NATO ka bërë edhe të domosdoshme përshtatjen e dokumentacionit tonë me traktatin e Uashingtonit. Shqipëria e konsideron sigurinë dhe mbrojtjen e saj, pjesë të sigurisë dhe mbrojtjes së Aleancës."- tha Kodheli.

Por edhe për kreun e komisionit të Sigurisë, Spartak Braho tha se kjo strategji është dokument me vlerë në kontekstin e sigurisë kombëtare.

"Dokument mjaft me vlerë në kontekstin e sigurisë kombëtare. Konsiderata dhe vlerësime të miat. Së pari miratimi i këtij dokumenti paraqet rëndësi sepse ai aktuali nuk referon zhvillimet aktuale globale. Strategjia ushtarake e Republikës së Shqipërisë orientohet nga traktati i Uashingtonit dhe është hartuar me strategjinë e NATO-­s."-u shpreh Braho.

Pjerin Ndreu: Strategjia, përcaktohet qartësisht se çfarë duhet të bëjmë

Është hartuar një dokument orientues, është një kornizë ku përcaktohet qartësisht se çfarë na duhet të bëjmë për rritjen e sigurisë së vendit. Ka të bëjë me filozofinë e mbrojtjes së vendit. Duke qenë pjesë e Natos, koefiçenti ynë i sigurisë është shumë më i lartë. Në dokument paraqiten edhe disa projektligje të cilat kanë në fokus zhvillimin e performancës së FA. Risia në këtë dokument i jepet rëndësi cilësisë së kapaciteteve në raport me sasinë. Lufta kundër krimit të organizuar është prioritet në këtë dokument. Lufta kundër krimit të organizuar ka vite që është në një kolaps total. Është një grup i mirë organizuar që favorizon krimin e organizuar. Këta njerë më pas bëhen partner edhe në qeveri edh enë jetën tonë të përditshme. Politika e opozitës të jetë më e përgjegjëse e të flasë mbi fakte e jo e fjalë në erë. Skena ku nxjerrin para publikut skena të cilat vetë i kanë organizuar kur kanë qenë në kuvend për rreth 8 vite. Duhet mobilizim i partnerëve. Duhet që individi dhe të gjithë institucionet e shtetit dhe komisioni i sigurisë në bashkëpunim kanë një rol shumë të madh për të kryer. Ulja e shkallës së korrupsionit është një faktor i cili duhet të luftohet. Sa më i lartë të jetë korrupsioni aq më i lartë është favorizimi i krimit të organizuar për të hyrë në veprimtaritë ekonomike të vendit. Kjo e dëmton shumë elementin e sigurisë. Bashkëpunimi ndërkombëtar, është një tjetër problem të cilin ne nuk e kemi në nivele të këqija por duhet punuar për rritjen e tij që të jetë në nivelin e duhur që edhe produkti të jetë në nivelet e duhura. Ju ftoj ta votoni këtë dokument sepse u shërben të gjithë shqiptarëve.

Pirro Lutaj: SHQUP-i nuk është gjithçka, nuk janë FA-të e Shqipërisë

SHQUP-i nuk është gjithçka, nuk janë FA-të e Shqipërisë, atë e keni marrë e ta gëzoni. Ky mjedis ka ndryshuar dhe marrëdhënie tona me ndërkombëtarët kanë ndryshuar, kjo edhe falë përshtatjeve të ligjeve tona me ato ndërkombëtare. Hartimi i strategjisë ushtarake ka qenë një proces i cili ka filluar që në vitin 2012. Procesi ka qenë gjithëpërfshirës. Është kushtëzuar nga hierarkia e dokumentave strategjik. Ai merr në konsideratë modelet më të mira. Ai nis vetëm me disa supozime të cilat kthehen në argument bazë. Është e harruar në 5 kapituj siç përmendi dhe Ministria e Mbrojtjes.

 

ME TE LEXUARAT