Merkel: Bosnja duhet të thellojë reformat e integrimit

Bota

merkel2015Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka kërkuar nga Bosnje dhe Hercegovina që të ndërmarrë reforma sociale dhe ekonomike, të cilat do të krijonin vende pune dhe do të përshpejtonin procesin e anëtarësimit të Bosnjës në Bashkimin Evropian.

Merkel ka takuar sot udhëheqësit e Bosnjës në Sarajevë, në ndalesën e fundit të një turi evropian, që ka përfshirë edhe Shqipërinë e Serbinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo ka thënë se Gjermania mbështet “perspektivën evropiane të të gjitha vendeve në rajon”.

“E dimë se problemet që duhet të zgjidhen në Bosnje, janë shumë të komplikuara, por i gjithë rajoni mund të përparojë, nëse Bosnja ec në rrugë të duhur”, ka thënë Merkel.

Bosnja është njëri nga vendet më të varfra në Evropë, ku norma e papunësisë arrin mbi 40 për qind.

Ky vend është po ashtu shumë pas fqinjëve të tij në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

ME TE LEXUARAT