Kuvendi i Shqipërisë nderon viktimat e Srebrenicës
Lajmifundit
/
9 Korrik 2015, 13:36
Politikë
Kuvendi i Shqipërisë nderoi sot me një minutë heshtje viktimat e masakrës së Srebrenicës.
Ish-kryeministri Sali Berisha ftoi deputetët që të përkujtojnë viktimat e këtij genocidi, duke e konsideruar masakra më e turpshme.
Më 11 korrik të vitit 1995, trupat e serbëve të Bosnjës, pushtuan Srebrenicën, një qytet që i shpallur ‘zonë e sigurt nga Kombet e Bashkuara, duke ekzekutuar rreth tetë mijë myslimanë boshnjakë.