Krujë, asgjesohen gjashtë parcela me kanabis, 560 rrënjë drogë

Aktualitet

kanabbPolicia e shtetit njoftoi se eshte arritur te finalizohet me sukses operacioni i koduar”Kordinata” ku eshte bere e mundur te asgjesohen 560 bimë  lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Burimet zyrtare theksuan se në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike të zhvilluara nga Efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë për “ Parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike “ është përfunduar me sukses operacioni “Kordinata”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga një kontroll i ushtruar në fshatin Kutsaje,në një terren të pyllëzuar me driza u konstatuan:

• 6 parcela  me  rreth 560 rrënjë bimë narkotike,në një sipërfaqe 100-200 m².

Bimët dyshohet të jenë të llojit Cannabis Sattiva,ku u asgjesuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale.

Nga ana e punonjësve të Policisë Krujë,vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve për veprën penale”Kultivimi i bimëve narkotike”parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT