Vetoja ruse për Srebrenicën, Nikolic: Ditë e bukur për Serbinë

Bota

nikolicPasi Rusia vendosi veto për draft-rezolutën e Kombeve të Bashkuara, për masakrën e Srebrenicës, presidenti serb Tomisllav Nikolic, përmes një deklarate për media, ka thënë se dita e sotme është “ditë e mirë për Serbinë”.

“Jo vetëm ishte stigmatizuese për gjithë popullin serbë si një popull që parandalon gjenocidin por Rusia sot ka treguar dhe e ka dëshmuar se është një mik i siqertë dhe i vërtetë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kjo është një ditë e mirë për Serbinë”, thuhet në fund të deklaratës së presidentit Nikolic. Në draft-rezolutën e Britanisë, thuhej se “pranimi i ngjarjeve tragjike të Srebrenicës si gjenocid është parakusht për pajtim”.

Në favor të kësaj rezolute kanë votuar 10 shtete, ndërkaq përveç vetos së Rusisë, 5 shtete të tjera kanë abstenuar. Më 11 korrik 1995 në Srebrenicë janë vrarë afro 8,000 burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe.

ME TE LEXUARAT