Rusia mban premtimin ndaj Serbisë, bllokon rezolutën për Srebrenicën

Kliko per me shume info

srebrenicaRusia ka mbajtur premtimin ndaj Serbisë dhe serbëve të Bosnjës për të bllokuar rezolutën e Kombeve të Bashkuara, e cila e përshkruan masakrën e vitit 1995 në Srebrenicë si genocid.

Pas këtij vendimi kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se do të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të masakrës, më 11 korrik.

Kliko per me shume info

Në një konferencë për shtyp Vuçic tha se do të shkojë në Srebrenicë, pasi ka marrë garanci nga Rusia dhe Kina se nuk do të lejojnë miratimin e një rezolute që “poshtëron” Serbinë dhe Republikën Serbe në Bosnjë.

“Do të shkoj me krenari dhe do të prezantoj një Serbi që është e aftë për të pranuar se disa individë kanë kryer krime. Duhet ta bëjmë këtë për të mirën tonë”, ka thënë Vuçic, duke iu referuar vrasjes së 8,000 burrave dhe djemve myslimanë në korrik të vitit 1995.

“Këta njerëz kanë emra. Ne i dënojmë të gjitha këto krime të tmerrshme dhe do të dënojmë secilin kriminel. Është koha të tregojmë se jemi të gatshëm për pajtim dhe jemi të gatshëm të përkulim kokën para viktimave të popujve të tjerë”, ka thënë Vuçic. Megjithatë, ai ka theksuar se nuk ka faj kolektiv.

Vuçic ka falënderuar Rusinë dhe Kinën për bllokimin e rezolutës së OKB-së që përmban referencën genocid dhe ka thënë se ato nuk kanë kërkuar asgjë në këmbim.

Rusia, para komenteve të Vuçicit, ka informuar anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit se do t’i vërë veton rezolutës, pasi drafti përmban termin “përçarës” genocid, i cili është fyes për Serbinë dhe serbët e Bosnjës. Termi, megjithatë, është përdorur nga gjykatat ndërkombëtare dhe zyrtarët e OKB-së për të përshkruar vrasjen masive.

Votimi në Këshillin e Sigurimit është shtyrë për t’i dhënë kohë Britanisë, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për të gjetur një gjuhë kompromisi.  Në pikëpamjen e historisë dhe betejës së vazhdueshme për Srebrenicën, pjesëmarrja e Vuçiqit në ceremoninë e 11 korrikut, në lindje të Bosnjes, është një ngjarje historike. Masakra e Srebrenicës ka qenë më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore

loading...

1 COMMENT

  1. dhe shtet e BE-se kerkojne ta fusin Serbine ne BE? Sa turp per Europen e shekullit te 21, mijera boshnjake te masakruar dhe te vrare, mijera gra dhe vajza te perdhunuara. Ky na qenka vizioni i BE-se?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here