Rusia dhe Britania përplasen për Srebrenicën

Kliko per me shume info

srebrenica15Duke folur në seancën e Këshillit të Sigurimit e cila filloi pas një minut heshtjeje për të kujtuar viktimat e Srebrenicës, ambasadori rus në OKB, Vitaly Chiurkin ka thënë se teksti i rezolutës “nuk është konstruktiv, është konfrontues dhe është i motivuar politikisht”.

Ai ka thënë se serbët e Bosnjës padrejtësisht janë akuzuar se kanë kryer krime lufte. “Draft-rezolita që kemi para nesh nuk do të ndihmojë për paqe në Ballkan, por përkundrazi do të ngrisë tensione në këtë rajon”, ka shtuar ai.

Kliko per me shume info

Zëvendësambasadori britanik Peter Wilson e ka akuzuar Moskën se anon në grupin e vendeve që “nuk janë të gatshme të pranojnë faktet”. “Veprimet e Rusisë shkatërrojnë kujtimin e të gjithë atyre që vdiqën në gjenocidin e Srebrenicës”, ka thënë ai.

Rusia ka vendosur veto për draf-rezolutën e Kombeve të Bashkuara e cila dënon masakrën e vitit 1995 në Srebrenicë dhe e quan “krim të gjenocidit”. Mospajtimet me tekstin e rezolutës ringjallën ndarjen që prej luftërave në Ballkan, kur Rusia ishte në anën e serbëve të Bosnjes dhe Serbisë, ndërkaq vendet perëndimore mbështesnin myslimanët e Bosnjes dhe Kroacisë.

Në draft-rezolutën e Britanisë, thuhej se “pranimi i ngjarjeve tragjike të Srebrenicës si gjenocid është parakusht për pajtim”. Në favor të kësaj rezolute kanë votuar 10 shtete, ndërkaq përveç vetos së Rusisë, 5 shtete të tjera kanë abstenuar.
Më 11 korrik 1995 në Srebrenicë janë vrarë afro 8,000 burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here