Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Vlorë, zbulohen tri parcela me 900 rrënjë drogë, asnjë i arrestuar

kanabis2015Policia e Vlorës njoftoi sot se gjatë një kontrolli të ushtruar Kundër Kultivimit te Bimëve Narkotike, ka
zbuluar dhe asgjësuar 15-Parcela me 917-bimë narkotike “Canabis-sattiva”, në 3-fshatra të Vlorës!

Konkretisht:
Ne fshatin Gorisht, në lagjen “Haderaj” përgjatë përroit me bimësi të dendur, janë konstatuar 6 – parcela me 480 – bimë narkotike, me lartësi deri në 130 cm.

Në fshatin Llakatund, në vendin e quajtur “Maja e Kishës”, janë konstatuar 5 – parcela me 247 – bimë narkotike, ku lartësia e tyre arrinte deri në 140 cm.

Në fshatin Lapardha, në vendin e quajtur “Qerime” jane konstatuar 4 – parcela me 190 – bimë narkotike, me lartësi deri në 130 cm.
Ne lidhje me keto raste, policia thekson se u krye asgjësimi i plotë i bimëve narkotike më djegie. “Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve”, thuhet ne deklarate.

Leave A Reply

Your email address will not be published.