Frroku refuzon të dëshmojë, kërkon të shkojë në Belgjikë

Aktualitet

mark-frroku15Deputeti Mark Frroku ka shfaqur interes të transferohet në Belgjikë, ku do përballet me akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit. Kjo dëshirë e tij, mësohet se është shfaqur një ditë më parë kur prokurorët e dosjes janë paraqitur në ambjentet e burgut, për ta marrë në pyetje.

Frroku ka refuzuar të japë deklarime për llogari të palës shqiptare, duke pohuar se të gjitha pretendimet e kryera do ja tregojë gjykatës në Bruksel. Sipas hetuesve me autoritet belge nuk ekziston asnjë marrëveshje ekstradimi, por në kushtet kur vetë personi i pandehur shfaq dëshirën për t’u përballur vetë me akuzat dhe të japë pretendimet e tij në një proces gjyqësor të huaj, siç është rasti i deputetit Mark Frroku, ai lejohet të transferohet duke ju dorëzuar autoriteteve belge

ME TE LEXUARAT