Cameron: IS po planifikon sulme të tmerrshme në Britani

Bota

cameronKryeministri i Britanisë, David Cameron ka paralajmëruar sot se militantët e Shteti Islamik, që veprojnë në Siri dhe Irak po planifikojnë planifikuar sulme të veçanta kundër Britanisë, duke thënë se ata përbëjnë kërcënim ekzistencial për Perëndimin.

“Ka njerëz në Irak dhe Siri që janë duke planifikuar akte të tmerrshme në Britani dhe gjetiu dhe përderisa Shteti Islamik ekziston në këto dy shtete, ata janë kërcënim”, ka thënë Cameron radios BBC.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këto deklarata të Cameron vijnë pasi një sulmues islamik ka vrarë rreth 30 turistë britanikë të premten, ngjarje të cilën, politikanët britanikë e kanë përshkruar si sulmin më të tmerrshëm ndaj qytetarëve të tyre, që prej bombardimeve në Londër më 2005.

ME TE LEXUARAT