Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Policia: Ja rrugët që duhet të shmangni në fundjavë

policia2015Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore në Tiranë njofton se duke marrë parasysh fluksin e madh të mjeteve që qarkullojnë edhe me ardhjen e sezonit turistik, është e nevojshme që qytetarët të përdorin akset dytësore me qëllim që të shmangin bllokimet.

Në një njoftim për mediat policia sugjeron që drejtuesit e mjeteve që kanë interes të qarkullojnë në rrugën interurbane Tiranë-Vorë-Durrës me fluks të madh lëvizjeje nga ora 07:00 deri në orën 10:00 dhe pasdite nga ora 19:00 deri në orën 22:00, ta shmangin këtë aks duke kaluar nga rruga Tiranë-Ndroq-Plepa.

Ndërsa për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga zonat e veriut drejt Tiranës, sugjerohet të përdorin aksin rrugor Fushë-Krujë-Kamëz-Tiranë, kryesisht gjatë fundjavës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet