Blindohet Kuvendi në pritje të protestuesve

Kosovë&Rajon

kuvend kosoPothuaj një orë para fillimit të paralajmëruar të protestës së OVL të UÇK dhe të partive opozitare kundër themelimit të Gjykatës Speciale, dhe më shumë se një orë e gjysmë para fillimit të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, Polica e Kosovës ka “zënë pozicionet” para, pranë dhe përreth Parlamenti të vendit.

Policë dhe vetura policie tashmë janë “në pritë” të demonstruesve, të cilët kanë paralajmëruar kundërshtim të fuqishëm të miratimit të Projektligjit për formimin e Gjykatës Speciale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata kanë vënë nën vëzhgim të gjitha hyrje - daljet e Kuvendit dhe rrugët përreth.

Në orën e 9.30 është paraparë të fillojë protesta.

Përkrahjen për këtë protestë e kanë paralajmëruar edhe partitë opozitare Vetëvendosje, AAK dhe Nisma.

Kuvendi I Kosovës në orën 10 fillon mbledhjen për të shqyrtuar e miratuar projektligjin për Gjykatën Speciale.

ME TE LEXUARAT