Oficeri i RENEA: Ja si ramë në pritën e armatosur në Lazarat

Aktualitet

renea2014Një oficer i RENEA-s, në kushte anonimati, ka rrëfyer atë që ndodhi në Lazarat, kur një koleg i tyre u qëllua për vdekje. Ai tha se pas mesnatës së të martës ka pasur informacione për të shtëna me armë në Lazarat.

“Organet e policisë kanë pasur informacion në rrugë informative se disa persona lëviznin të armatosur dhe të maskuar në fshat. Një ndër ta dyshohet se ka qenë i riu Xhuliano Mato”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas kërkesës për ndihmë, në orët e mëngjesit dy autoblinda dhe dy furgona të RENEA-s janë nisur nga Tirana dhe kanë mbërritur në hyrje të Lazaratit.

“Pasi kanë devijuar nga rruga kryesore, dy blindat e RENEA-s kanë mbërritur në zonën e njohur si ish-Pularia. Dy blindat ndiqeshin nga një furgon me efektivë të RENEA-s. Në furgon ndodheshin gjashtë efektivë. Në sediljen e parë të pasagjerit ka qenë Ibrahim Basha dhe një efektiv tjetër. Furgoni ka qenë pranë ish-Pularisë kur është qëlluar. Mjeti ka qenë në një vend ku më parë kishin kaluar dy autoblindat. Drejt mjetit është hapur zjarr nga një distancë jo shumë e afërt, mendohet më shumë se 20 metra. Një plumb i shkrehur nga një armë, që mendohet snajper, ka kapur efektivin Ibrahim Basha në ballë, në lartësinë e vetullave. Nga goditja, trupi i tij është anuar duke i rënë drejtuesit të mjetit në prehër. Plumbi që i mori jetën ka qenë tejshpues, i njëjti ka goditur në shpatull edhe efektivin Jetmir Isai dhe ka prekur tangjent kokën e Perlat Hamitit”, thote polici per panorama.

Ai thotë se oficerët ishin të veshur me pajisjet e nevojshme, por Bashën e kapi plumbi në ballë. Oficeri thotë se në fshat është shembur me Saurrel një mur avllie, për të krijuar alibinë se ka ndërhyrë policia.

Po ashtu ai dyshon se 17-vjeçari i arrestuar është lënë qëllimisht, për të hequr vëmendjen dhe për të krijuar alibi arratisje. Sipas tij, dyshohet se grupi i armatosur ka kohë që është formuar dhe armatosur.

ME TE LEXUARAT