Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Homazhet, kolegu i RENEA-s: Vëllai im Ibrahim, rrugën që nise ti, do ta vazhdojmë ne

ibrahim-basharama-homazh2015Kryeministri Edi Rama ne fjalen e tij te mbajtur ne himazhet per Heroin e Policise se Shtetit Ibrahim Basha tha se ai sot do të varroset si dëshmor në kohë paqeje.

“Jemi sot këtu që ta nderojmë atë, edhe pse nderimi ynë nuk mund t’i kthejë atij të ardhmen që ia morën. Jeta e tij ndaloi për shkak të detyrës, ndaj ne jemi këtu për ata që sakrifikojnë jetën e tyre për një vend më të sigurt”, theksoi Rama.

“Ne sot jemi këtu përpara një heroi, që duhet të na kujtojë se paqja nuk është dhuratë e zotit, por përkushtim dhe sakrificë. Përulem me ndjenjën më të thellë të respektit përpara prindërve dhe familjes së Ibrahim Bashës”, u shpreh kryeministri. tahiriiiiiii

Tahiri: Autoret e vrasjes, para drejtesise

Ministri i Brendshem Saimir Tahiri premtoi kapjen dhe vendosjen para drejtesise te autoreve te vrasjes se oficerit te RENEA-s Ibrahim Basha, i cili ra ne krye te detyres ne Lazarat.

“E gjithe Shqiperia eshte me Ibahimin pasi dora e krimit mori jeten e tij”, tha ministri Tahiri.

“Sfidat na bëjnë më të fortë, vështirësitë na e bëjnë rrugën më të qartë”, tha Tahiri.

“Thonë se heronjtë njihen kur flenë nën dhe, po ti ishe hero dhe për së gjalli me shokët e tu, të vendit tënd dhe të huaj. E gjithë Shqipëria u shtang se dora e krimit dhe terrorit të mori jetën, këtu në vendin tënd, ku luftë nuk ka, po ku për më shumë se dy dekada ka pabesi të pashoqë që kanë mbjellë plagë të neveritshme në trupin e vendit tonë, siç është dhe fshati ku ca kriminelë të morën jetën ty. Luftove për të bërë të lirë e të sigurtë vende të tjera e popuj të tjerë, po jetën tënde e dhe për popullin tënd, këtu në vendin tonë”, vijoi ministri.

Tahiri u shpreh më tej: “Dora e pabesë që u ngrit mbi ty ka mbi dy dekada që rritet për t’i bërë karshillëk Shqipërisë, për të sfiduar shtetin, ligjin, drejtësinë. Ajo dorë mori jetën tënde, në atë fshat plot me njerëz të ndershëm, po ku kanë mbetur ende disa kriminale të përdorur. Në atë fshat që vjet e çliruam nga droga e krimi po që nuk kemi mbaruar ende. Ti dhe shokët e tu dini diçka që nuk e thoni kurrë, dini diçka që publiku nuk e di shpesh, krimit i mjafton të ketë sukses një herë në 100 apo 1000 raste, ndërsa policisë i duhet të ketë sukses çdo herë. E djeshmja ishte dita jote e pafat, Ibrahim. Na kanë vrarë të gjithëve nga pak, ajo dorë ka goditur shtetin”, tha Tahiri.

Kolegu i policit te vrare: Rrugen tende do ta vazhdojme ne

Nderkohe nje efektiv i RENEA-s, koleg i heroit Ibrahim Basha, me nje fjalim emocionuese premtoi vazhdimin e rruges qe 31-vjecari Basha kishte nisur.

“Kolegu im, shoku im, vellai im, ne nisem bashke nje rruge qe menduam se do ta perfundonim bashke. Tani qe ti nuk je me, ne betohemi ta vazhdojme ate rruge ne mbrojtje te ligjit dhe te sigurise publike”, tha efektivi i RENEA-s.

Ambasadori Lu: Ibrahim Basha mori dy medalje mirenjohje

Ambasadori amerikan ne Shqiperi, Donald Lu, ne fjalimin e tij evidentoi faktin se Ibrahim Basha dhe kolege te tjere te tij, sherbyen me devotshmeri ne Irak e Afganistan. “Ibrahimi sherbeu me devotshmeri me koleget shqiptare dhe amerikane ne Kandahar te Afganistanit duke marre edhe dy medalje mirenjohje. Ne Emer te aleateve te Shqiperise ne NATO, shpreh ngushellimet dhe mbeshtetjen per familjen e heroit te RENEA-s, repartit elite te policise”, tha Lu.

1 Comment
  1. Delenxhinjte e pd-se says

    Arrestoni dhe fusni ne burg Sali Berishen qe vendi te qetesohet dhe te mos vriten me efektivat e policise ne detyre dhe njerez te tjer te pafajshem nga grupe kriminale te organizuar dhe mbeshtetur nga sb-ja!!!

Leave A Reply

Your email address will not be published.