Tahiri: Opozita nuk gjeti kurrë kurajon ta mbështesë policinë për Lazaratin

Aktualitet

tahiriMinistri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se nuk dëshiron të bëjë politikë në një ditë të trishtueshme për Policinë e Shtetit. “Është dita kur qytetarët e ndershëm solidarizohen me Policinë. Opozita ka pjesën dhe kusuret e saja për gjithçka kemi trashëguar edhe në Lazarat. Nuk ka gjetur kurrë kurajon për të mbështetur Policinë e Shtetit as në luftën kundër bandave të tilla si në Lazarat. Transparencën e kemi bërë në komunikatat e policisë, më shumë transparencë po bën prokuroria. Opozita duhet të dënojë ata që në fund të fundit mund ti përdorë edhe si votues por që janë kriminelë frikacave që fshihen skutave dhe qëllojnë në pabesi punonjës policie”, u shpreh Tahiri për Top Channel.

ME TE LEXUARAT