Policia publikon emrat e 21 personave të shpallur në kërkim në Lazarat

Aktualitet

helikopter lazaratPolicia e Shtetit ka angazhuar më shumë se 400 forca të RENEA-s, FNSH dhe policisë lokale, në operacionin për kapjen e personave që qëlluan me armë mbi efektivët e RENEA-s paraditen e sotme.

Janë identifikuar 21 shtetas, si të dyshuar për sulmin dhe që aktualisht lëvizin të armatosur në brendësi të fshatit Lazarat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shtetasin e shpallur në kërkim janë:

  1. Arbion Aliko, 20 vjeç
  2. Alban Aliko, 18 vjeç
  3. Bervin Basho., 22 vjeç
  4. Edmond Boci, 48 vjeç
  5. Zhaklin Derxho, 18 vjeç
  6. Xhuljano Nuri, 22 vjeç
  7. Gurim Skënderi, 29 vjeç
  8. Xhemal Gjini, 18 vjeç
  9. Fatmir Gërveshi, 20 vjeç
  10. B., 17 vjeç
  11. Jeton Kalemi, 21 vjeç
  12. Rustem Mahmutaj, 20 vjeç
  13. Albon Meçi, 20 vjeç
  14. Denis Mahmutaj, 19 vjeç
  15. Xhemil Gjolleshi, 20 vjeç
  16. Sinan Rabaj, 30 vjeç
  17. Eligent Basha, 21 vjeç
  18. Albi Mahmuti
  19. Sevo Shurdhi
  20. Endush Aliko
  21. Ani Hiri.

Policia e Shtetit ju bën thirrje këtyre shtetasve të dorëzohen pranë organeve ligjvënëse. Një thirrje u drejtohet edhe banorëve si dhe drejtuesve të pushtetit vendor në Lazarat, për të bashkëpunuar me forcat e policisë.

Policia e Shtetit apelon se është e vendosur për zbatimin me rreptësi të ligjit, deri në kapjen apo asgjesimin e grupit të armatosur, nëse i rezistojnë operacionit të policisë duke u kundërpërgjigjur me armë.

ME TE LEXUARAT