Vijon numërimi në Kamëz, Kryeson Mziu: Pushteti “ndrydhi” votuesit

Aktualitet

basha-xhelal-mziuKanë mbetur mbetur edhe 13 QV për tu numëruar që bashkia e Kamzës të çertifikojë kryebashkiakun e ri që do të administrojë bashkinë e re për katër vitet e ardhshme. Paskuqani tashmë ka përmbyllur numërimin dhe mbetet zona e Kamzës.

Kryebashkiaku në detyrë dhe kandidat për të rimarrë drejtimin e Kamzës, Xhelal Mziu vijon të ruajë një avantazh me 2094 vota ndaj kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane Safet Gjici.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të dhënat deri në orën 10:13 të mëngjesit të sotëm flasin për 21.101 vota për Mziun dhe 19.007 vota për Gjicin.

Në një prononcim për gazetaren e Ora News Manjola Hasa, Mziu u shpreh i kënaqur me rezultatin paraprak, pasi sipas tij banorët janë ndrydhur nga presioni i pushtetit. Ai foli dhe për sfidat e mandatit të dytë.

ME TE LEXUARAT