Numërimi në Shkodër, Ademi mban qytetin, Bazhdari shpreson tek komunat

Kliko per me shume info

shkoderNë Shkodër numërimi nisi me vonesë paraditen e sotme. Nga 245 Qendra votimi deri në orën 17: 29 janë numëruar 62 qendra votimi.

Deri tani trendi i fitores është për Voltana Ademin e koalicionit të djathtë, e cila deri tani kryeson me 58.63 % kundrejt 38. 23 % e votave që ka Keti Bazhdari deri tani Keti Bazhdari
Disa të veçanta

Kliko per me shume info

Në QV që i përkasin pikës turisitike Shirokë Zogaj Voltana Ademi ka fituar me 1-2 vota

Voltana Ademi ka mbajtur lagje të Shkodrës të cilat janë bastione të së djathtës Kirasi dhe Dërguti.

Në një një pjesë të lagjve të qytetit dukshëm është në epërsi

E majta shpreson tek komunat të cilat kanë dhe numrin e votuesve më të mëdhenj. Janë 110 QV që nuk kanë nisur ende numërimi . Shpresat e të majtëve janë komunat Rrethina, Ana e Malit, Velipoja e Bërdica. Ende nuk ka nisur numërimi I votave të këtyre komunave të cilat i përpkasin KZAZ 2

Në Postribë, zonë e njohur si bastion i djathtë Voltana Ademi ka fituar me një diferencë të ngushtë 50 vota.

Në Malësinë e Madhe deri në orën 17: 35 janë numëruar 5 kutitë e para nga 79 të tilla. Numërimi nisi në orën 15:00

Në Fush Arrëz ka fituar kandidati i iASHE-së Fran Tuçi me 66 vota më shumë, por rezultati nuk është bërë ende procesverbali dhe nuk ka rezultate zyrtare

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here