Dickens: Blerja e votave? Vëzhguesit po shqyrtojnë provat

Aktualitet

dickkAkuzat për blerje votash do të analizohen me kujdes në raportin e tetorit në Strasburg. Këte deklarate e ka bere Stewart Dickens, kreu i delegacionit të Kongreseve të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale në KE.

Ai tha se vlerësimi paraprak për zgjedhjet e 21 qershorit në Shqipëri, ku vuri theksin tek akuzat e ndërsjellta mes partive.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Çështja është ngritur nga të dy partitë kryesore, përpara ditës së zgjedhjeve. Këto akuza përfshijnë pagesa financiare, po ashtu dhënien e ushqimeve në zona të caktuara, dhe heqjen e kartave të identitetit të disave dhe pastaj kthimin e kartave në fund. Pra, të gjitha këto kanë ndodhur në formë akuzash. Megjithatë kur të kemi analizuar çfarë kanë parë vëzhguesit tonë, ne do i marrim në konsideratë dhe do të shohim provat që kemi parë vetë në terren. Shumë prej këtyre kanë të bëjnë me çështjen e numrit të madh të njerëzve që hyjnë e dalin dhe sillen rreth e përqark qendrave të votimit, që të japin përshtypjen që është fushatë e mirëorganizuar për tu siguruar që mbështetësit të jenë aty. Nuk është se kjo në vetvete ka gjë të keqe, po këto akuza do i analizojmë me kujdes në raportin në tetor në Strasburg”, tha Dickens.

Dickens vlerësoi kuadrin ligjor të zgjedhjeve, duke i quajtur një shembull pozitiv. Por, thekson ai ka ende shumë punë për të bërë.

“Progres më i dukshëm përsa i përket mjedisit të fushatës. Me përjashtimin e disa incidenteve fushata ka qenë e paqme dhe e civilizuar, një fushatë normale përsa i përket stadardeve europiane. Megjithatë ka një sërë çështjes që ne si Kongres nuk i konsiderojmë të duhura. Së pari, ne mendojmë që është problematike që listat e zgjedhësve ende përfshijnë rreth 1 milionë vetë që jetojnë ‘de facto’ jashtë Shqipërisë. Nëse ditën e zgjedhjeve, ashtu siç ata kanë të drejtën të hedhin votën, përveç rrezikut të mashtrimit zgjedhor ekziston dhe manipulimi. Çështjet vendore duhet të vendosen nga ata zgjedhës që jetojnë në bashki specifike. Jemi të shqetësuar për raportime, për presione që u është bërë atyre në administratë publike. Është një situatë e cila nuk është e mirë për këtë demokraci të pjekur. Nëse mësueset e shkollave apo zyrtarë të tjerë publike kanë frikë të humbasin punën, nëse nuk mbështesin një kandidat... E njëjta gjë dhe për raportet që na kanë ardhur për blerje votash apo rryshfete. Kjo është shkatërruese për kredibilitetin e administratës zgjedhore dhe dobëson besimin e popullsisë në zgjedhje”, vijoi Dickens.

Ai foli dhe për dominimin e udhëheqësve të partive në fushatë. “ Përfshirja personale e figurave udhëheqëse, sidomos nga dy parti politikë në zgjedhje vendore, për rrjedhojë kandidatët e zonave nuk kanë dalë aq në pah, se më në pah kanë dalë udhëheqësit. Dhe temat e diskutuara kanë qenë të dimensionit kombëtar dhe jo të një rëndësie vendore, për bashkitë e caktuara. Duhet të ketë një shpërndarje të qartë të roleve. Fuqizimi i rolit të qeverisjes vendore është kyç për progres. Ne shpresojmë që reforma për qeverisjen vendore që ka filluar në Shqipëri do të vazhdojë të japë kontributin e vet për normalizimin e gjendjes dhe në këtë aspekt, Kongresi është i gatshëm të ndihmojë Shqipërinë”, përfundoi Dickens.

ME TE LEXUARAT