Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Papa Francesku: Migrantët nuk janë mallra

papaPapa Françesku ka thënë sot se migrantët nuk duhet të mbahen përgjegjës për problemet ekonomike dhe nuk duhet të trajtohen si “mallra”.

Kreu i Selisë së Shenjtë ka qëndruar sot në qytetin Torino të Italisë, ku i është drejtuar masës së njerëzve.

“Migracioni rrit konkurrencën, por migrantët nuk duhet të fajësohen, sepse ata vetë janë viktima të pabarazisë, të kësaj ekonomie dhe të luftërave. Të bën të qash kur i sheh skenat e ditëve të fundit, ku qeniet njerëzore trajtohen si mallra”, ka thënë Papa Françesku.

Evropa po përballet me një numër të madh të migrantëve që ikin nga Lindja e Mesme dhe Afrika, për shkak të konflikteve dhe varfërisë atje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet