"I kërkuari" për të shtënat me armë në Lezhë: Po luaja loto, ngjarjen e pashë në TV

Aktualitet

ikerkuari-lezhePrej 24 oresh eshte emri me i lakuar ne media lidhur me incidentin me arme te ndodhur ne Lezhe mbremjen e te premtes. Por personi i akuzuar se qelloi me pistolete prane makines se deputetet Kryemadhi ne Lezhe, Tonin Fizi, deklaron me ze dhe me figure se kur degjoi emrin e tij ne TV, ishte duke luajtur lloto.

"Po luaja bixhoz dhe s`kam qene vetem por me 20 veta te tjere qe dalin deshmitare, i kam thene edhe policise", thtoe Fizi. Nderkohe per kete ngjarje policia e Lezhes njoftoi zyrtarisht se nuk ka identifikuar ende autorin. Nderkohe personi qe u u akuzua nga deputetja Kryemadhi se ka qelluar me arme prane makines se saj.

Ajo ndodhej bashke me vajzen e saj ne makine dhe sapo largohej nga nje takim me banoret ne Rrile te Lezhes.  Tonin Fizi thote se eshte befasur kur ka parë emrin e tij në televizion, teksa në ato momente po luante në një pikë llotosh në qytetin e Lezhës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fizi mohon edhe te kete ndonje lidhje me kandidatin e djathte apo me deputetin e PD ne Lezhe, Aldo Bumci. Policia e Lezhes per kete ngjarje njoftoi se po punon per zbardhjen e saj. Ne nje deklarate per shtyp thuhet se ende nuk eshte identifikuar personi qe sipas denoncimit te LSI ka shetne me arme zjarri prane makines se deputetes.

ME TE LEXUARAT