Kukës, arrestohet i akuzuari, bëri thirrje për veprime terroriste

Aktualitet

policia-kukesArrestohet ne Kukes nje shtetas i akuzuar per nxitje, thirje publike dhe propagande për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.

Burimet zyrtare te policise se shtetit kane thene se në Kukës, më datë 17.06.2015 ora 03.00, nga Strukturat e Policisë së Shtetit, u bë arestimi në flagrancë i shtetasit:

Likajes ALIDINI, 32 vjeç, banues në fshatin Orgjost, komuna Zapod, Kukës, i dënuar më parë për “Vjedhje”(ka qenë i dënuar në Hollandë për Vjedhje).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arrestimi i shtetasit të mësipërm u krye pasi ai dyshohet si autor i kryerjes së veprës penale “Nxitja, thirja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, e parashikuar nga neni 232/a i K.Penal.

Po punohet për sqarimin e rrethanave lidhur me aktivitetin e këtij shtetasi. Materialet i kaluan për hetim të mëtejshëm Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

ME TE LEXUARAT