Milo: Qeveria ta dëgjojë zërin e Shoqatës së Ushtarakëve në Lirim

Politikë

miloKryetari i Partisë Demokracia Sociale z. Paskal Milo, gjatë turit të tij elektoral për zgjedhjet vendore të 21qershorit 2015, zhvilloi një takim në Tiranë, me anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokracia Sociale. Ai u foli atyre për programin e PDS dhe alternativën që ajo përfaqëson në politikën shqiptare.

"I sugjeroj qeverisë, që ta dëgjojë zërin e Shoqatës së Ushtarakëve në Lirim. Ne si parti e kemi mbështetur vazhdimisht. Gjej rastin edhe njëherë të them: duhet dëgjuar zëri i tyre, sepse janë një shtresë e cila për 25 vite me rradhë, është pak të them se janë të persekutuar, për shkak të keqtrajtimit financiar që u është bërë. Ne si Demokraci Sociale do të japim të gjithë mbështetjen tonë, me gjithë përfaqësuesit tanë që do të jenë atje, mbështetje që do të jetë cilësore për të përballuar ato detyra të rëndësishme që dalin pra Këshillit të ardhshëm bashkiak", u shpreh Milo.

ME TE LEXUARAT